Një muaj paraburgim ndaj 6 personave për ”lëndim të rëndë trupor”

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj të pandehurve, M.H., Sh.H., E.A., D.D., D.K., dhe M.Xh., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, ”lëndimi i rëndë trupor”.
”Me datë 1 gusht në orët e mesnatës në Prizren, të pandehurit M.H., Sh.H., E.A., D.D., D.K., dhe M.Xh., me dashje i sulmojnë të dëmtuarit në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes së atë çastshme në mes të pandehurve dhe të dëmtuarve, të njëjtit fillimisht fjalosen në mes vete, më pas të pandehurit i sulmojnë të dëmtuarit duke i goditur me grushte, karrige dhe shishe të xhamit – mjete këto të rrezikshme dhe që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore, me ç ‘rast si rezultat i goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore sipas raporteve mjekësore”, është bërë e ditur në komunikatë.
Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm, duke pasur mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, dhe atëdyshohet se e kanë kryer me përdorimin e mjeteve të rënda e të forta, siç janë: karriget,shishet e xhamit, padyshim se shton pasojat më të rënda të veprës penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button