Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Gjykata Themelore në Pejë u ka i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve K.L dhe D.L, të cilët dyshohen për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Këtë e ka konfirmuar për poralin rtv21.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elzana Kastrati.

“Po e konfirmoj, është caktu paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 muaji”, ka thënë Kastrati.

Dy të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e 26 tetorit në Pejë./21Media

Back to top button