Një muaj paraburgim për babain e Albert Krasniqit

 

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej muajsh S.K. i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, A.K.

Gjykata njofton se i pandehuri akuzohet për veprat vrasje e rëndë dhe posedim të paautorizuar të armës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 17:00, i dyshuari S.K. në parkingun e një ndërtese dyshohet se ka vrarë djalin e tij.

I ndjeri është varrosur dje në varrezat e kryeqytetit në Dragodan./21Media

 

Back to top button