Një muaj paraburgim për kanosje

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.
Bëhet e ditur përmes një komunikate se F.H më 21 janar fillimisht tentoi t’i vërsulet fizikisht personit zyrtar pastaj e ofendoi me fjalë fyese duke iu drejtuar me fjalët kanosëse “do t’ju vras edhe ty edhe gjyqtarët nëse bien kësi letra”.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer formën më të rëndë të kualifikuar pasi ka kanosur personin zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lidhur me ushtrimin e detyrës zyrtare duke e kanosur me jetë të dëmtuarin.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button