Një muaj paraburgim për keqpërdorim seksual

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Ferizajt

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të datës 5 korrik 2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit I.L., shtetas i Kosovës, për veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjet.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, duke filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjasë deri më 3 gusht 2017”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Back to top button