Një ndërtesë banimi në Kiev u godit me raketë gjatë natës

Një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë herët të shtunën, me pamjet nga vendi i ngjarjes që tregojnë një goditje të madhe rreth dhjetë kate më lart.
Muret e jashtme të disa njësive të apartamenteve duken të shkatrruara tërësisht, të brendshmet të nxirë dhe mbeturinat e varura, transmeton rtv21.tv.
Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, por shkalla e viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko./21Media

Back to top button