Një nënë shkon në Polici: Mësuesja ma rrahu djalin

Një nxënës dyshohet se është rrahur nga një mësuese në një shkollë të Prishtinës. Me të marr lajmin se djali i saj është goditur nga mësuesja, nëna i është drejtuar Stacionit të Policisë dje rreth orës 10:50.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, djali ka pranuar tretman mjekësor. Por, mësuesja e dyshuar nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën.
Në konsultim me prokurorin rasti “keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare apo autorizimeve publike” shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button