Një nënkolonel rus u kap nga forcat ukrainase

Një nënkolonel rus është kapur nga forcat ukrainase, ka konfirmuar një zyrtar perëndimor.
Ukraina ka kryer “kundërsulme të kufizuara”, thanë ata, të cilat kishin çuar në shkatërrimin e pajisjeve ruse dhe kapjen e disa prej personelit rus, transmeton rtv21.tv.
“Në zonën në të cilën ai u kap, kishte një sasi të konsiderueshme të pajisjeve të luftës elektronike. Është e paqartë nëse ai ishte personalisht i lidhur me këtë, por kjo është diçka që ne po shqyrtojmë aktualisht”, tha zyrtari perëndimor.
Në përgjithësi, gjashtë gjeneralë rusë tani mendohet se janë vrarë, më i moshuari është një gjeneral-lejtnant që ishte komandant i Ushtrisë së 8-të të Armëve të Kombinuara./21Media

Back to top button