Një nga edicionet më dinamike të  “Ftohtë e Nxehtë” vjen të dielën, mos e humbni!

Të dielën, mos e humbni një nga edicionet më dinamike të  “Ftohtë e Nxehtë”

Në studio vjen Ramadan Krasniqi – Dani, zëri i hiteve që kanë lënë gjurmë ndër vite. LIVE, me interpretim të drejtpërdrejtë dhe me rrëfime pa filtra për karrierën, skenën dhe emocionet që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e tij artistik.

Krah tij, Granit Hyseni sjell energji dhe performanca që premtojnë të ndezin atmosferën që në sekondat e para. Një kombinim emocionesh, muzike me shpirt dhe momente që të mbajnë para ekranit.

Në pjesën tjetër të emisionit, Arbanis Maxhuni, një nga emrat më të kërkuar në fushën e fizioterapisë, flet hapur për dhimbjet që po “godasin” shqiptarët çdo ditë. Nga libri i tij, te rastet më të rënda me të cilat përballet në praktikë – një intervistë që sjell informacion dhe ndërgjegjësim.

Por nuk mbaron me kaq… Në studio nuk mungon as humori! Mes seriozitetit dhe debatit, zbulojmë edhe nga çfarë “vuan” Sadiku.

Muzikë, rrëfime ekskluzive, këshilla shëndetësore dhe momente plot të papritura – këtë të diel, në “Studioja e Ftohtë e Nxehtë”./21Media

Back to top button