Një nga ekipet më të mira të Italisë ende pa fitore këtë sezon në Serie A

Skuadra e njohur italiane e futbollit nga Firence ka vazhduar serinë pa fitore në edicionin e ri të garave në Serie A.
Fiorentina luajti sot si vendës baras kundër Bologna me rezultat 2:2 në xhiron e tetë.
Ky ishte barazimi numër katër për ekipin e Stefano Piolit, i cili aktualisht renditet në zonën e rënies nga liga, duke pësuar gjithashtu katër humbje këtë sezon.
Fiorentina përfundoi e gjashta sezonin e kaluar dhe sipas Transfermarkt, ajo vlen 285 milionë euro, gjë që e bën ekipin e shtatë më të shtrenjtë në Serie A.
Periudhat më të suksesshme të klubit ishin gjatë viteve 1950 dhe 1960, kur Fiorentina fitoi dy kampionate italiane (1955/56, 1968/69) dhe Kupën prestigjioze të Fituesve të Kupave në vitin 1961, e cila ishte trofeu i parë evropian për një klub italian.
Klubi fitoi Kupën e Italisë gjashtë herë dhe Superkupën e Italisë një herë, ndërsa humbi në finalet e Kupës evropiane në vitin 1957 dhe Kupën UEFA në vitin 1990.
Gjatë gjithë historisë së saj, Fiorentina ka pasur ulje-ngritjet e saj, duke përfshirë edhe rënie nga Serie A, por ajo vazhdon të mbetet ndër klubet më të rëndësishme dhe më të njohura të futbollit italian.