Një numër shkollash mësimin e nisin online, për shkak të renovimeve

Kanë mbetur edhe 2 javë nga fillimi i vitit të ri shkollor por një numër i shkollave kanë ende telashe me mos përfundimin e renovimeve, që nisën me vonesa. Përveç kësaj, Ministria e Arsimit ende nuk ka arritur të shpërndajë tekstet mësimore për nxënësit e shkoolave. Për shkak të këtyre problemeve një numër shkollash mësimin pritet ta zhvillojnë online ose do të zhvendosën në shkolla të tjera përreth.i’’

‘’kemi pak vështirësi tek pjesa e renovimeve për shkak se mësimdhënësit nuk mundën ta kryejnë punën në shkolla por ne po e bëjmë punen edhe online. Sipas përfaqësuesve të komunës, shkolla do jetë gati me një shtator por në rast kemi bërë edhe planin b se në rast se nuk përgatitet në këtë aneksin ku gjindemi tani do fillojmë me klasa të para dyta dhe treta ndërsa për ciklin e lartë dhe klasat e 4 dhe 5 do vendos këshilli drejtues së bashku me këshillin e prindëve a do të shkojnë online apo në shkolla tjera.’’

Problemet me tekstet shkollore, thotë drejtoresha Ademi, presin të zgjidhen në ditët e para të fillimit të vitit të ri shkollor, dhe të njëjtën e ka pohuar edhe Drita Abazi zëvendësdrejtoreshë e shkollës naim Frashëri,

‘’tek shkolla jonë pak jemi me vones për shkak të renovimit të thellë që është bërë nga drejtoria e arsimit komunal dhe me përgatitje ndoshta jemi me vones, por synojmë me fillu sa ma shpejt. Sipas informatave furnizimi me libra prej klases 1-5 do të bëhet nga Ministria e Arsimit. Shpresojmë që si çdo vitë të bëhet furnizimi me kohe.

Në komunën e Prishitnës thonë se renovimet po bëhen me vonesë për shkak të shtyrjers së fillimt të viti ttë ri shkollor një vit më parë. Por drejtoresha e arsimit, Besianë Musmurati tha se mos shpërndarja e teksteve shkollore me kohë është e pa kuptueshme.

‘’tani kemi filluar renovimin e thellë nëpër disa shkolla sepse kemi fillu mësimin një muaj më vonë në shtator vitin e kaluar pastaj është shtyer edhe një muaj më vonë gjatë verës prandaj kemi pasur një muaj kohë me pak për renovime kështu që normalisht kjo na ka shkaktuar edhe probleme gjate planifikimit por po besoj se do jemi gati për shtator që të gjitha shkollat të fillojnë mësimin në kohë. Ne po presim nuk është bërë shpërndarja deri tani edhe vitet e kaluar shpërndarja është bërë më herët por ne po presim. Shpresoj që ministria të bëj shpërndarjen e librave me kohë përndryshe nuk do ketë kuptim sepse viti shkollor nuk do mund të fillojë pa shpërndarjen e librave.’’

Por Sindikata e Arsimit tha se ndjehet e zhgënjyer për mos shpërndarjen e teksteve mësimore për nxënësit. Kryetari i Sindikatës Rrahman Jasharaj

‘Është zhgënjim edhe për nxënësit nga klasa 6-9 do përballën me mungesë të teksteve. Qeveria Kurti nëse nuk paska mjete për latop e projektor ,spaku nuk është dashur të shtiren që gjasa po ruan buxhetin, por të ndaj mjete që të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 së paku ti kenë librat e ri e tekstet e reja. Drejtoresha e arsimit tha se do ketë gjasa disa shkolla të mos fillojnë me një shtator ngase janë vonuar punimet dhe kjo nuk është një gjë e mirë ngase kanë qenë 2-3 muaj verë është dashur të bëhet planifikimi me kohë dhe të fillojë mësimi në shtator.

Njohësi i Arsimit, Xhafer Xhaferi, thotë se qeveria zakonisht në fillim të vitit të ri shkollor në vend të bashkëpunimit bënë përplasje me sindikata

‘’viti i ri shkollor fillon me telashe. shpesh ndodhë edhe me tekste shkollore nuk janë të përgatitura ose një pjesë e madhe ju mungojnë atyne. Në përgjithësi përgatitjet nuk janë në nivel që do duhej edhe pse arsimi do duhej të ishte prioritet i shoqërisë kosovare. Sipas qasjes do ketë vonesa edhe në kompletimin e teksteve shkollore por është qështje e ministris. Në të kaluarën kam pa mos bashkëpunime mes ministris dhe sindikatave dhe shpesh ndodhë që në fillim të vitit shkollor me pas përplasje mes tyre.

Sipas ministrisë të arsimit mësimi fillon me 1 shtator ndërsa ende nuk ka informacione se kur do bëhet shpërndarja e teksteve shkollore./21Media

Back to top button