Një nxënëse e klasës së shtatë sulmohet seksualisht nga mësimdhënësi

Një sulm seksual ndaj një të miture raportohet se ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan.

Mësimdhënësi i kësaj shkolle dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi ka thënë se pasi është identifikuar personin në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Ndërsa ka theksuar se brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Nikqi tutje ka treguar se Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për këtë çeshtje penale, i cili ka shkuar ne stacionin policor dhe ka urdhëruar sekusestrimin e telefonit të pandehurit./21Media

Back to top button