Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime

Një pacient i Entit Special në komunën e Shtimes, raportohet se është larguar nga Instituti.
Rasti në Polici sipas raportit ditor thuhet se është raportuar nga një infermier i Entit Special, kurse ende nuk është gjetur pacienti.
Ndërkaq rasti është iniciuar “Person i humbur”.
“Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special në Shtime ka njoftuar policinë se pacienti i cili ka qenë në ent, është larguar nga enti i cekur dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?