Një person bëhet për spital, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit për lëndim trupor. Policia ka informuar se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet A.L(M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.L ( M/K) i moshës 20 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar tretman mjekësor.”, ka informuar Policia.
Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’./21Media

Back to top button