Një person bie në greminë në Bjeshkët e Istogut, Policia jep detaje për RTV21

Një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e Istogut në fshatin Studenicë gjatë ditës së sotme.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se personi është nxjerr prej greminës, tani është duke u dërguar në spitalin rajonal të Pejës.
“Rreth orës 12 policia e stacionit në Istog është njoftuar se në Bjeshkët e fshatit Studenicë, një person ka rënë në greminë edhe janë njoftuar policia, zjarrfikësit janë nisë në atë drejtim dhe qytetarët, ta shohim tash në vazhdim për detaje më të reja. Ende nuk dihet nëse personi është gjallë ka marrë lëndime të rënda apo të lehta pasi që nuk është nxjerrë ende nga vendi ku ka rënë” ka thënë Gashi./21Media