Një person dyshohet se ka humbur jetën në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person dyshohet se ka vdekur në një vetaksident trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” të martën.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi./21Media