Një person gjendet pa shenja jete në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Çarshinë e Gjatë në Pejë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa rasti po hetohet
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Një trup i pajetë është gjetur në qendrën zejtare ndërkaq në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës dhe Prokurorja e krimeve të rënda. Dhe aktualisht është duke u pritur ekipi i Mjekësisë Ligjore për ta tërhequr trupin e pajetë”, tha Nikçi./21Media