Një person goditet me kaçavidë në kurriz

 

Një konflikt mes dy shtetasve në Korçë të Shqipërisë ka përfuduar me plagosjen e njërit prej tyre me kaçavidë në kurriz.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18. I plagosuri është E. T, i cili ndodhet në spital për të marrë mjekim, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar si shtetasi me inicialet Th. S. Ai është kapur pak orë pas ngjarjes nga policia.

Oranews raporton se fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur E. T me kaçavidë pas shpine.

Back to top button