Një person humb jetën dhe pesë të tjerë lëndohen në një aksident mes autobusit dhe një veture ne magjistralen Prishtinë- Pejë
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 6:10 në magjistralen Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Gjyrgjevik i Madh.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se me t’u njoftuar policia doli në vendin e ngjarjes. Sipas tij në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, duke shtuar se fillimisht u raportuan gjashtë të lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Pejës, ku njëri prej të lënduarve nuk arriti të mbijetojë.
Gashi shtoi se prokuroi ka dalë në vend të ngjarjes derisa kanë nisur hetimet për rastin./21Media