Një person humb jetën në një aksident në rrugën Komoran- Carralevë

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident në rrugën Komoran- Caralevë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se sot rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur”, tha ajo.
“Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran”, shtoi ajo.

“Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, u shpreh Ahmeti.

Back to top button