Një person rrokulliset me traktor, dërgohet në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi që dyshohet se është rrokullisur me traktor.
Rasi ka ndodhur dje në mëngjes, në fshatin Brianë të Podujevës.
“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin “lëndim aksidental” është informuar edhe prokurori./21Media

Back to top button