Një person u arrestua për armëmbajtje pa leje

Një person u arrestua sot në Gjilan për amrmëmbajtje pa leje.
I arrestuari, sipas Policisë është N.H. (1954).
“{Gjatë kontrollit në çantën e tij të krahut është gjetur një (1) armë revole të kalibrit 6mm, një (1) karikator përkatës dhe njëzetë (20) fishekë të kalibrit RPU 25 auto, të cilat janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.”, bëri të ditur PK.
Në lidhje me rastin, siç shtoi Policia, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori./21Media
No photo description available.

Back to top button