Një pjesë e Kosovës në terr, Bajrami: Rezultat i qeverisë me ministra praktikantë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministrja e Ekonomisë Artane
Rizvanolli ka takuar përfaqësit e KOSTT-it dhe KEDS-it. Rizvanolli ka thënë se ua ka përcjellë shqetësimet e qytetarëve.
E lidhur me këtë Bajrami tha se situata me energjinë e elektrike në Kosovë është si rezultat i qeverisjes së paaftë.
“Paradoksale. Qindra miliona euro të shpenzuara për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë. Ky është rezultati i një qeverie të paaftë, me ministra praktikantë që s’kanë vizion as plan. Taksat e qytetarëve u shpenzuan pa dhënë ndonjë rezultat, faturat e tyre për energji u dyfishuan e zona të tëra kanë ngelë pa energji në këto ditë të ftohta dimri. Mjaft më me dështime! Koha për llogaridhënie dhe qeveri të aftë.”, shkroi Bajrami./21Media