Një pjesë e punonjësve të administratës në Shqipëri përfitojnë nga Pakoja e Madhe

Mbi 12 mijë punonjës të administratës në Shqipëri me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 mijë lekë të reja. Kështu njoftoi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja.”, shkroi ai në Facebook.
Po ashtu dje, Rama ka bërë të ditur se 695 mijë pensionistë do të përfitojnë nga Pakoja e Madhe, duke marrë nga 8 mijë lekë të reja./21Media

Back to top button