Një police në Ferizaj dyshohet për lëndim trupor, IPK kërkon suspendimin

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e një zyrtareje të Policisë së Kosovës, e cila dyshohet për përfshirje në një incident që përbën vepër penale të “lëndimit të lehtë trupor”.

Sipas komunikatës zyrtare të IPK-së, rasti është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajt.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve në IPK janë angazhuar menjëherë dhe kanë zhvilluar veprime fillestare hetimore në konsultim të plotë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

“IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtares policore derisa rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat e përfshirjes së saj në këtë incident”, thuhet në njoftim.

Back to top button