Një polici serb të Kosovës iu dogj vetura, Sveçla i kërkon Vuçiqit të mos përkrah dhunën
Një pjesëtar serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili i kërkon Vuçiqit të mos i përkrah verpimet e dhunshme ndaj qytetarëve të Kosovës
“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Ministri kosovar i kërkon Presidentit serb Aleksandar Vuciqit që të mos i përkrah strukturat ilegale.
“I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçles./21Media
The fear-mongering tendencies continue. Today another Serbian KP officer was assaulted by illegal structures who burned his car with legal RKS plates.This is an open invitation to fight RKS inst. We ask Vucic to stop supporting violent & terrorist acts towards loyal RKS citizens.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) September 19, 2022