Një qytetar dorëzon një sasi ari që e gjeti, Policia kërkon që personi të cilit i humbi të paraqitet në Polici

Një qytetar në Prishtinë ka gjetur një sasi ari të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra.
Përmes një njoftimi, policia ka bërë thirrje që personi që i ka humbur të paraqitet në polici bashkë me dëshmi që vërtetojnë pronësinë.
“Policia e Kosovës njofton se më datë 13.12.2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra.Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës fton personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik”, thuhet në njoftim.