Një rast i ri me COVID-19

Në Kosovë në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast i ri pozitiv me COVID-19, nga testimi i 64 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.
Sot janë shëruar katër qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 21.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.378 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 105.250 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,798 persona./21Media

Back to top button