Një rregullore që (ndoshta) diciplinon deputetët “harrestarë”

Në këtë rregullore janë paraparë sanksionet financiare të deputetëve për mungesë në seanca
Pas përfundimit të draftit për rregulloren e re të punës së Kuvendit të Kosovës, pritet që i njëjti të shqyrtohet dhe miratohet në lexim të parë brenda këtij muaji. Deri në këtë fazë të gjitha partitë politike janë shprehur pro miratimit. Rregullorja e re e punës së Kuvendit do t’i përfshijë edhe sanksionet financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca plenare dhe nuk e lajmërojnë paraprakisht kryetarin e Kuvendit.(Teksti-Donika Osmani, kamera -Lulzim Fana)./21Media

Back to top button