Një shtëpi dhe katër objekte përcjellëse përfshihen nga zjarri në Novobërdë
Një shtëpi dhe katër objekte përcjellëse janë përfshirë nga zjarri në fshatin Strazë të Novobërdës.
Rastin në Polici e ka raportuar një burrë të premten rreth orës 16:40.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij, si dhe katër objekte përcjellëse të fqinjëve për rreth tyre. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./21Media