Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas turk ka raportuar se derisa ishte në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 15:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente të shtetit turk dhe rreth 420 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button