Një stuhi e fortë godet Gjermaninë veriore

Stuhia “Ylenia” goditi Gjermaninë veriore në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Me një shpejtësi të erës deri në 152 kilometra në orë e regjistruar nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) në majën më të lartë të maleve Harz gjatë orëve të para, autoritetet gjermane paralajmëruan njerëzit që të mos dilnin jashtë gjatë ditës, transmeton rtv21.tv.
Autoritetet rekomanduan qëndrimin brenda dhe mbajtjen e distancës nga ndërtesat, skelat dhe linjat e energjisë elektrike.
Zyrtarët u kërkuan njerëzve që të kenë kujdes për degët dhe pllakat e çatisë që mund të rrotullohen në mënyrë të rrezikshme dhe t’i lëndojnë ata.
Sipas shërbimit të motit, erërat e stuhishme prekën kryesisht shtetet veriore si North Rhine-Westphalia dhe Mecklenburg-Western Pomerania.
DWD pret që stuhia të qetësohet deri në orët e vona të pasdites dhe të jetë më shumë mbi Detin e Veriut dhe brigjet e Balltikut deri atëherë.
Nuk raportohet ende për dëme të mëdha.
Megjithatë, në malet Harz dhe në malësitë pranë kufirit çeko-gjerman priten erëra me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.
DWD parashikon stuhi të shkallës së ulët edhe në fillim të javës së ardhshme.
Disa shkolla janë mbyllur, ndërsa disa udhëtime me trena dhe aeroplan janë anuluar./21Media

Back to top button