Një tërmet i fuqishëm goditi Rusinë

Një tërmeti me magnitudë 5.9 ka ndodhur në ujërat e liqenit Baikal, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë në rajonin e Irkutsk të premten, më 14 tetor.
“Sot në mëngjes, 14 tetor, në orën 08:54 është regjistruar një ngjarje sizmike, pasuar nga pasgoditje. Epiqendra e tërmetit është në ujërat e liqenit Baikal, 19 km në lindje të vendbanimit Bolshoye Goloustnoye, rajoni Irkutsk”, thuhet në deklaratë.
Ende nuk raportohet për viktima apo dëme materiale./21Media

Back to top button