Një tjetër goditje për Rusinë nga Britania

Britania e Madhe ka ndaluar avionët privatë rusë nga hapësira e saj ajrore, pasi njoftoi të enjten se edhe transportuesi kombëtar rus Aeroflot do të ndalohej. Rusia u përgjigj të premten duke ndaluar linjat ajrore britanike.
Edhe vende të tjera kanë ndaluar trafikun ajror rus. Bullgaria thotë se asnjë aeroplan rus nuk mund të hyjë në hapësirën e saj ajrore nga e sot dhe Polonia dhe Republika Çeke kanë bërë lëvizje të ngjashme, përcjellë rtv21.tv
Linja ajrore ruse S7 – një nga më të mëdhatë në vend, ka anuluar të gjitha fluturimet drejt Evropës deri më 13 mars për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore.
Siç raporton BBC, linja ajrore amerikane Delta ka pezulluar partneritetin e saj me Aeroflot./21Media

Back to top button