Një tornado e fuqishme godet aeroplanin në Turqi

Stuhi e fuqishme

Të paktën 12 persona që prisnin të hipnin në një aeroplan në Turqi u lënduan pasi një tornado e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme tek dy aeroplanë dhe rrëzoi disa autobusë.

Udhëtarët që prisnin të hipin në aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Antalias, filmuan pamjet e stuhisë së fuqishme të shtunën, që shkaktoi rrëzimin e avionëve.

Një Airbus A321-231 dhe një Boeing 737-MAX8 u dëmtuan pas stuhisë së fuqishme.

Përveç kësaj, u dëmtuan edhe dy autobusë, dy minibusë, 2 ashensorë në aeroplan dhe një helikopter policie.

Të paktën 12 pasagjerë u lënduan sipas guvernatorit të provincës së Antalias, Munir Karaloğlu, megjithatë aeroporti ka mbetur i hapur për trafikun ajror.

“Një uragan ka kaluar përmes aeroportit dhe u kthye mbi një autobus që po transferonte udhëtarët në një aeroplan. Si rezultat, 12 persona u lënduan”, i tha Karaloglu transmetuesit turk NTV.

 

Back to top button