Një vajzë zhduket në Prizren, një tjetër në Vushtrri dhe një burrë në Gjilan

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar për tri raste të “personit të zhdukur”, në Prizren, Vushtrri dhe Gjilan.
Babai në fshatin Piranë të Prizrenit ka raportuar se vajza e tij nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk e di vendndodhjen.
Ndërsa, në Vushtrri, nëna ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e vajzës së saj të mitur.
Ndërkohë, në Gjilan, djali e ka raportuar të zhdukur babain./21Media