Një vaksinë e re kundër Covid-19 po tregohet 89.3% efektive
Një vaksinë e re e koronavirusit është treguar të jetë 89.3% efektive në provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.
Vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të virusit të zbuluar në MB , raporton BBC.
Kryeministri Boris Johnson mirëpriti “lajmin e mirë” dhe tha se rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vlerësojë vaksinën, përcjell portali rtv21.tv
Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milionë doza të vaksinës, të cilat do të dorëzohen në Stockton-on-Tees.
Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), tha qeveria britaneze.
Britania e Madhe ka miratuar deri më tani tre vaksina kundër koronavirusit për përdorim urgjent – një nga
Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech dhe një i tretë nga firma e barnave Moderna./21Media