Një veturë përfshihet nga flakët

Dyshohet për zjarrvënie të qellimshme

Një veturë është përfshirë nga flakët në mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe nuk ka persona të lënduar.

Siç shihet në pamjet, makina ka qenë e parkuar mes pallatave në momentin kur është përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes, menjëherë mbërritën forcat zjarrfikëse, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet për një zjarr të qëllimshëm. Makina i përket njërit prej banorëve të pallatit, me profesion avokat.

Vetë pronari i automjetit i ka vënë në dispozicionin policisë pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit. Pas këqyrjes së tyre pritet të zbulohet edhe shkaku i vërtetë i zjarrit./oranews

Back to top button