Një viktimë dhe 1 mijë e 853 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 1 mijë e 853 raste të reja me koronavirus. Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9 mijë e 253 mostrave.
Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 31 mijë e 84 qytetarë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 1 mijë e 639 persona.
Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 807 mijë e 383, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 86 mijë e 437 qytetarë./21Media

Back to top button