Një viktimë nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 351 testime të kryera.
Ndërsa betejën me virusin e ka humbur një qytetar.
Janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 521.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 427.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 137 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 591 mijë e 886 doza të vaksinës.
Deri më sot 747 mijë e 723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button