Një viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

Një qytetar ka humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Ndërsa janë regjistruar 695 raste të reja me virusin.
Bashkia me numrin më të madh të rasteve të reja është Tirana -191, pastaj Lushnja me 48 raste, Shkodra me 47 raste. Ndërsa me më së paku të infektuar, gjegjësisht me nga 1 qytetar janë Kukësi, Hasi, Rrogozhina, Mati, Kolonja, Poliçani dhe Cerriku.
Në Shqipëri janë 2 mijë e 873 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button