Një viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit nga 3316 testime të kryera, janë konfirmuar 30 raste të reja, ndërsa janë edhe 8 persona të shëruar.
Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74-vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj COVID-19.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.
Që nga fillimi i Covid-19 në Shqipëri janë konfirmuar 132.952 raste pozitive, prej tyre 130.174 janë shëruar, 321 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.457 pacientë.

Back to top button