Një viktimë pas sulmit me raketë në stacionin e trenit
Një person ka mbetur i vdekur pas një sulmi me raketë e cila goditi dhe shkatërroi stacionin e trenit Pavlohrad-2 në Pavlohrad, Dnipropetrovsk, ka njoftuar Valentin Reznichenko, Shefi Rajonal i Luftës dhe Administratës Civile.
Nga sulmi dolën nga shinat 15 vagonë mallrash dhe u shkatërruanjë pjesë e rrugës, tha Reznichenko.
Operacionet e stacionit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar, shtoi ai.
Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës.
Është një qendër mallrash hekurudhore dhe lidhje transporti me disa rajone lindore, të cilat janë vija e frontit aktiv në luftën e Rusisë me Ukrainën./21Media