Një vit pa u takuar…/ Ja si u dashurua Përparim Rama me gruan e tij, Kristalen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë mysafiri i parë i ftuar në ciklin e emisioneve verore të “21 Gradë” në RTV21.
Ai ka treguar detaje nga njoftimi i tij me gruan e tij, Kristale Ivezaj, ku tha se i gjithë komunikimi i tyre fillimisht ka nisur nga një shkrim në email.
Rama këtë email nga bashkëshortja e tij e vlerëson super profesional dhe me emocion.
“Po më shkruan mua një organizatore atje, Kristale Ivezaj edhe një shkrim, email ashtu super profesional, e shkruar në mënyrën profesionale por në njëfarë mënyre profesionale por edhe me njëfarë emocioni aty. Edhe po e shohë, thashë nuk kam marrë kësi shkrimi të bukur, të mbrekullueshëm, shumë një email e sofistikume e shkrume, edhe po ja kthej”, theksoi ai.
Për kthimin e përgjigjes ndaj kësaj email, Rama tha se i ka marrur kohë disa ditë.
“Po e shohë Kristale Ivezaj edhe mu dukë si emër shqiptarë, por Kristale a e din, edhe normal shkrimi fantastik, e pash fotografinë edhe ma fantastike se shkrimi”, tha Rama. /21Media