Një vjet pas sulmit në Banjskë

Njohës të çështjeve të sigurisë thonë se një vjet pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, situata e sigurisë në veri ka ndryshuar dukshëm dhe kanë përjashtuar mundësinë e ripërtëritjës së një sulmi të ngjashëm. Ata këto deklarata i bënë pasi që autoritetet në Kosovë në vazhdimësi kanë ripërsëritur se Serbia po planifikon te kryej sulme të ngjashme si në Banjskë.

Pretendimet se Radoiçiq dhe bandat kriminale të cilat po ri-grupohen në Serbi për të kryer sulme të ngjashme si të 24 shtatorit të vitit 2023, i ka kundërshtuar ish-zëvendës ministri i brendshëm, Valdet Hoxha. Sipas tij kërcënimet nga Serbia për Kosovën bëhen në vazhdimësi por që të kryhet një sulm sikur më 24 shtator të vitit 2023 e vlerëson si të pamundur.

“Nuk mund të përjashtohet asnjë skenar nga Serbia por në rrethana të tilla nuk ka rrezik potencial për sulme të tipit Banjska”, tha Hoxha për rtv21.

Autoritetet në Kosovë thanë se në aspektin e sigurisë në veri kanë bërë hapa të mëdhenj duke shpartalluar bandat kriminale, por kanë shprheur shqetësimet se Kosova vazhdon të kërcënohet nga to. Njohësi i sigurisë Fatmir Çollaku, vlerëson se një vjet pas sulmit në Banjskë, çështja e sigurisë atje ka ndryshuar dukshëm.

“Tashmë qytetarët atje jetojnë lirshëm dhe nga informatat shumë të sakta që kemi pas bizneseve të hapura atje qytetarët serb janë duke aplikuar për punë dhe mund të themi se edhe ata janë çliraur”, tha Çollaku për rtv21.

Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

Një vjet pas KFOR-i, ka shtuar praninë e saj dhe patrullimet në veri me qëllim ruajtjes së rendit dhe qetësisë. Së fundmi 300 trupa britanike iu bashkuan forcës paqeruajtëse të NATO-s për një periudhë të përkohshme./RTV21/21Media

Back to top button