Një vjet pas vrasjes në Nekoc, arrestohet i dyshuari i katërt
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim për vrasje të rëndë qe një vjet.
Arrestimi i tij është bërë sot rreth orës 09:30 në rrugën “Tring Ismaili”, në Prishtinë.
“Më datë 22.08.2020, në fshatin Nekoc të Gllogocit, kishte ndodhur rasti ‘vrasje e rëndë’. Lidhur me rastin, në atë kohë janë arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në rast. I dyshuari i katërt I.S., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është lëshuar URDHËR ARREST ndaj të dyshuarit I.S.. Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë.
I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./21Media