Kaloni te përmbajtja kryesore

“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria”, Kurti pas tetë dështimesh i thotë dy fjalë për ngërçin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se një herë duhet konstituar Kuvendi e më pas të flitet për formimin e qeverisë, kur u pyet për këtë çështje gjatë një aktiviteti në Istog të mërkurën.

“Një herë Kuvendi, pastaj qeveria”, u shpreh Kurti në një prononcim për “Istogu Channel” pasi vendosi gurthemelin e projektit të banimit të përballueshëm dhe social në këtë komunë.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e kryetari i Istogut, Ilir Ferati.

Nesër do të jetë seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button