Njehsorët elektrik, Prokuroria: Po marrim të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore

Prokuroria Themelore në Prishtinë po vazhdon hetimet sa i përket çështjes së njehsorëve elektrik pas pretendimeve për manipulim përmes tyre.
Prokuroria nuk bëri të ditur se n’çfazë janë aktualisht hetimet dhe sa persona janë intervistuar për këtë çështje deri më tani por tha për rtv21 se po marrin çdo veprim të nevojshëm hetimor.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm është duke zbatuar hetime si dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, tha për RTV21 zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala./RTV21/21Media