Kaloni te përmbajtja kryesore

Njëri nga udhëheqësit e protestave në Capitol dënohet me 17 vjet burgim

Një udhëheqës i “Djemve Krenarë” që udhëhoqi marshimin e organizatës së ekstremit të djathtë drejt Capitolit të SHBA-së më 6 janar 2021, u dënua sot me 17 vjet burgim – ndër dënimet më të gjata të dhëna deri më tani për një të dënuar rebelë.

Joe Biggs u dënua nga një juri në Uashington, për disa akuza, duke përfshirë konspiracion rebel për përpjekje për të parandaluar me forcë transferimin paqësor të pushtetit nga presidenti i atëhershëm Donald Trump te Joe Biden pas zgjedhjeve të vitit 2020.

“Kushtetuta dhe ligjet tona ju japin kaq shumë të drejta të rëndësishme për të cilat amerikanët kanë luftuar dhe kanë vdekur dhe që ju vetë keni veshur një uniformë për t’i mbrojtur”, tha gjykatësi i qarkut Timothy Kelly në dhënien e dënimit.

“Njerëzit në mbarë botën do të jepnin gjithçka për këto të drejta”/

Por 6 janari, tha Kelly, “theu traditën tonë të transferimit paqësor të pushtetit” në Shtetet e Bashkuara. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button