Njeriu që ushqen pllumbat…
Kjo fotografi u shkrep sot në mesditë në Prishtinë.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” ky njeri kishte mbushur një qese najlloni me ushqim të veçantë për shpezë dhe ua shpërndante pllumbave që sa vinin e shtoheshin para këmbëve të këtij bamirësi…Shikonin kalimtarët, e lavdronin,habiteshin sepse nuk janë mësuar me pamje të këtilla…Dikur mbi Prishtinë fluturonin pllumba të malit dhe nuk preknin me këmbë mbi bar dhe asfalt. Kohërat po ndryshojnë, Prishtina me pllumba në sheshe si edhe qytetet e tjera të mëdha – metropole botërore!/21Media